Ekzekutimi i Emiljano Boçit, arrestohet një nga autorët e dyshuar si vrasës me pagesë
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë zbardhur vrasjen e ndodhur në fillim të këtij viti në afërsi të Policisë Bashkiake, kur u ekzekutua 32-vjeçari Emiljano Boçi e u plagos shoku i tij.
Autori i dyshuar Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç
Për këtë vepër penale ai ka qenë i shpallur në kërkim për disa kohë nga Policia e Tiranës, derisa u arrestua më 25 shkurt të vitit 2015, në pikën kufitare Tre Urat në Përmet, me qëllim vuajtjen e dënimit. Policia nuk dha detaje të tjera në lidhje me hetimin, në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, që mund të jenë në rolin e porositësit, apo edhe të bashkëpunëtorit. Hektor Xheçuka, sipas Policisë, akuzohet për vrasjen me paramendim të Emiljano Boçit dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Melvi Dishës, 26- vjeç, mik i viktimës, që mbeti i plagosur në atentatin e 14 janarit në Tiranë.
NGJARJA
“Atentati, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi dhe u plagos shoku i tij Melvi Disha, pranë Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet të jetë realizuar nga një vrasës me pagesë”, kështu shpreheshin burimet policore një ditë pas ngjarjes.
Viktima Emiljano BociGrupi hetimor, që edhe sot duket se i qëndron këtij versioni, arriti në këtë përfundim pas analizimit të provave, dëshmive dhe rindërtimit të skemës së krimit. Emiljano Boçi, 32-vjeçar, u ekzekutua gjatë një atentati që ndodhi mbrëmjen e datës 14 janar 2018, në Tiranë, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij 26 vjeç. Boçi, i cili ishte kthyer nga Gjermania prej rreth 3 javësh, ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, ndërsa i plagosuri Melvi Disha, i cili jeton atje, ishte kthyer para 3 ditësh për pushime.
Foto nga vengngjarja
Ata janë qëlluar sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, nga një person që, sipas Policisë, tashmë është identifikuar dhe arrestuar. Burime nga Policia thanë në atë kohë se në drejtim të makinës është qëlluar të paktën 5 herë me armë zjarri me silenciator. Boçi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë teksa transportohej drejt Spitalit të Traumës. Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por fatmirësisht ajo i ka shpëtuar plumbave. Vajza që i shpëtoi atentatit ka lajmëruar Policinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



