Ekzekutimi i ‘Manecit’ u porosit nga Kasandër Noga
Mik me “Rrumin e Shijakut” Arben Mërkuri Ismaili
Arben Mërkuri Ismaili, i cili njihej edhe me pseudonimin Maneci i cili mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri më 18 maj 2022 në qendër të Sukthit, është vrarë me porosi të Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Policia zbuloi sot se Kevin Zeneli kishte kontraktuar dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj për të kryer vrasjen, për llogari të Kasandër Noga, një personazh i njohur i botës së krimit, aktualisht i arrestuar në Vjenë.
Por blutë nuk kanë arritur ende të zbardhin më shumë detaje në lidhje me ekzekutorin e atentatit ndaj Manecit. Nuk dihet ende dhe nuk eshte provuar perfshirja direkte e dy vellezerve Beqiraj ne kete ekzekutim.
“Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje”, tha Policia.
Maneci ka qenë mik me Landi Muharremin, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut”, i cili dyshohet se ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja ditën që iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.
Po ashtu, Arben Mërkuri Ismaili së bashku me Landi Muharremin dhe Skënder Krahjan në vitin 2016 kanë dhunuar biznesmenin amerikano libanez Fadi Mitri.
Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç.
Për pasojë shtetasi Arben Mërkuri u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Pjese nga njoftimi i policise sot
“Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.
Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.
Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.
Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.
Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij.
Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje.
Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



