E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi/ ‘Kumbarin’ e qëlluan në lëvizje për 300 metra
Publik News

Ekzekutimi/ ‘Kumbarin’ e qëlluan në lëvizje për 300 metra

Zbardhet të tjera detaje nga ekzekutimi i ‘Kumbarit’ të Shkodrës. Nga sa mësohet, 46-vjeçari Bardhok Pllanaj ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Koplikut me mjetin e tij tip Range Rover dhe në vendin e quajtur Instituti i Misrit një mjet tip “Volkswagen Passat” me targa italiane është afruar në anën e shoferit dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të Bardhok Pllanajt, i cili po i jepte mjetit të tij.

Izraeli udhëheq procesin I gjetur në befasi, Pllanaj ka tentuar të shpejtojë, por i ndodhur nën breshërinë e plumbave ka humbur kontrollin e makinës. Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë tre persona, një prej tyre shofer i makinës, ndërsa dy të tjerët, të vendosur një në sediljen e makinës para dhe tjetri mbrapa tij, kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të Pllanajt.

Goditja ndaj Pllanaj ka vazhduar për rreth 300 metra. Kur automjeti i Bardhok Pllanaj është përplasur me rrethimin e një biznesi, autorët për një moment kanë ndalur të shtënat. Por më pas kanë qëlluar sërish ndaj automjetit tip “Range Rover”, por mësohet se nuk kanë dalë nga automjeti i tyre. Sipas grupit hetimor kjo vrasje është e kryer nga profesionistë, të cilët kanë përdorur të njëjtat skema të vrasjeve të bujshme në Shkodër: Ekzekutim me automatik dhe djegie të automjetit për të zhdukur gjurmët. Automjeti tip “Passat” është gjetur i djegur në afërsi të stacionit të pompave në Dobraç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.