E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutoi 47-vjeçarin me një plumb në kokë, momenti kur vrasësi largohet i pamaskuar nga vendngjarja me armën në qese
Lajme

Ekzekutoi 47-vjeçarin me një plumb në kokë, momenti kur vrasësi largohet i pamaskuar nga vendngjarja me armën në qese

Autori i dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit Arjan Gosa një natë më parë në Kavajë, Habib Rexha ndodhet ende në arrati.

Top Channel ka siguruar momentin kur autori largohet i pamaskuar nga vendngjarja dhe armën e krimit e ka të mbështjellë me gazetë e të fshehur në një qese të bardhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.1 të Kavajës, ndërsa veprimet e shpejta hetimore çuan në identifikimin e autorit të krimit, por jo në kapjen e tij. Policia ka vënë në dispozicion të çdo qytetari që jep informacion për vendndodhjen e Habib Rexhës 10 mijë euro.

Habib Rexha, bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë dhe verifikimet e bëra, dyshohet se qëlloi dhe vrau Arjan Gosën i cili ndodhej i ulur në lokalin ku zakonisht pinte kafen e pasdites së vonë. Gosa ka qenë bashkë me babanë e tij 78-vjeçar kur është qëlluar me një plumb të vetëm në kokë, i cili i mori jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.