E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutorët e atentatit në Lundër,  harruan sende personale në vendin ku u fshehën
Lajme

Ekzekutorët e atentatit në Lundër, harruan sende personale në vendin ku u fshehën

Zbulohen gjurmë të ADN-së

Hetuesit kanë shpresa se mund të zbardhin atentatin në Lundër ku nga breshëria e plumbave të kallashnikovit u plagosën 2 djemtë e pronarit të kompanisë Pelikani Security, përkatësisht 11 dhe 17 vjeç, shoferi i familjes dhe një shok i djemve.

Burime të besuara pranë grupit të hetimit bënë me dije se janë zbuluar kampionë të ADN-së të autorëve të dyshuar të krimit që tronditi vendin. Të njëjtat burime konfirmojnë se në vendin ku ishin fshehur autorët, në pritje të automjetit mbi të cilin do të qëllonin, me gjasë nga nxitimi kanë harruar disa sende, të cilat nuk bëhen me dije se çfarë janë. Në këto sende janë zbuluar gjurmë të tyre dhe material gjenetik për të ndërtuar profilin e ADN-së. Profilet pritet të krahasohen me ato të personave të skeduar e më pas me të dyshuar konkret lidhur me ngjarjen. Atentati në Lundër ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Djemtë pasi kishin festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit po ktheheshin nga Shijaku për në Tiranë, ku në kryqëzimin përballë Agro Park ranë në pritë. Për pasojë të 4 personat që udhëtonin në automjetin luksoz G Class mbetën të plagosur. 11-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital. Policia ka dyshime se atentatorët kanë ngatërruar shënjestër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.