Elbasan/ 35 prej të arrestuarve u lanë në burg
Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për 45 të ndaluarit për trafik droge, pjesëtarë të grupeve të organizuara kriminale.
35 prej anëtarëve të 4 grupeve kriminale u lanë në burg, ndërkohë që për 3 persona është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për 7 të tjerët.
Sipas burimeve për Panorama TV mësohet se 25 prej të akuzuarve do të vendosen në paraburgimin e Bradasheshit, 4 prej tyre në Tiranë dhe 6 në Peqin.
Kujtojmë se këto grupe kriminale bënin tregtinë e drogërave të forta nga vendet e lindjes, drejt Europës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



