E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan, arrestohet 24-vjeçari që përndiqte  për 1 vit 17-vjeçaren
Lajme

Elbasan, arrestohet 24-vjeçari që përndiqte për 1 vit 17-vjeçaren

Është arrestuar Mikel Rexhepi, në Elbasan, pasi përndoqi për një vit, një 17-vjeçare. 24-vjeçari e përndiqte nëpër rrugë, të miturën. I riu u arrestua pas vajza e denoncoi në polici.

“Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.