E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan/ Burri e dhunoi, gruaja  hidhet nga dritarja e banesës
Flash

Elbasan/ Burri e dhunoi, gruaja hidhet nga dritarja e banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një grua ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga dritarja e banesës. Lidhur me ngjarjen është arrestuar burri i gruas në fjalë. Shtetasi me inicialet G.Q, 35-vjeç, akuzohet se para se gruaja të merrte vendimin ekstrem e ka dhunuar. Mësohet se kjo nuk ishte hera e parë që burri dhunonte gruan, pasi ishte një akt i përsëritur.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.