Drejtoria Arsimore në Elbasan ka mbyllur dyert e saj.
Shkak është bërë përgjigja e testit për covid-19 të drejtoreshës së këtij institucioni. Anila Çota ka rezultuar pozitive, dhe kështu i gjithë stafi është vetëkarantinuar, raporton Abcnews.
ISHP konfirmoi 19 raste me koronavirus në raportimin e ditës së sotme për Elbasanin duke shënuar kështu shifrën më të lartë brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë.



