E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan, gjendet i pajetë 43-vjeçari
Publik News

Elbasan, gjendet i pajetë 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 43-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Beqir Dardha të qytetit Elbasanit.

Sipas njoftimit të policisë, nga kqyrja paraprake në trupin e 43-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo plagë ndaj dhe dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Trupi i tij u dërgua në morgun e qytetit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.