ELBASAN/Helmimi i dasmorëve, në 44 numri i personave bashkë me dhëndrin
Nendrejtori i spitalit rajonal Elbasan, Luan Rapi, ka sqaruar disa detaje te reja lidhur me rastin e raportuar nje dite me pare, ku u dyshua per nje helmim te dasmoreve.
Sipas tij, 31 persona jane shtruar ne spital dhe 2 femije ne pediatri, ndersa 3 persona jane derguar ne Tirane.
Ai shpjegoi edhe se 8 raste kane marre mjekim ambulator nga ora 1 e mbremjes dhe nuk ka pasur me fluks pacientesh.

“Helmimi ka ndodhur të shtunën dhe të dielën. Pacientët kanë qenë në të njëjtin lokal në një dasëm. Ka disa të shtruar. Gatishmëria e spitalit është 100%”, tha Rapi per mediat, meson “Publik”
Policia e Elbasanit ka nisur hetimet por ende nuk ka një shpjegim zyrtar për ngjarjen.
Mes të helmuarve në spital ndodhet edhe dhëndri, raporton Report tv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



