Elbasan, makina përplas këmbësorin në qendër të qytetit
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.
Burime nga vendngjarja bënë me dijë se aksidenti ndodhi ne rrugën pranë Drejtorisë se Tatim-Taksave ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka pësuar dëmtime te renda
Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarja për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



