Elbasan, merr flakë fabrika e plastikës në Bradashesh; tymi mbulon zonën!
Një zjarr i madh dyshohet se ka përfshirë një fabrike të materialeve plastike në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, në Elbasan.
Zjarr i përmasave të mëdha sipas informacioneve paraprake mësohet se ka përfshirë edhe ambientet brenda perimetrit ku operon kompania Kurum në Elbasan.
Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë 2 zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Flakët e zjarrit janë tepër të fuqishme dhe kanë përfshirë dhe një fabrikë tjetër në krah të asaj të plastmasit.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe autoambulancat, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



