Elbasan/ Në pranga Avokati që mori 4200 euro klientes …
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



