E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan,  në pranga tre të  rinj kishin drogë në makinë
Lajme

Elbasan, në pranga tre të rinj kishin drogë në makinë

Tre persona jane vene ne pranga teksa transportonin droge ne automjet. Policia ben me dije se ka funalizuar nje tjeter goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Sipas policise, gjate kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

thaset

Njoftimi i policise 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

•A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.

• J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.