Elbasan, një punëtor indian ndërron jetë nga makineria e riciklimit të aluminit
Policia e Elbasanit njoftoi se një punëtor indian, Onkar Parjapat, 45 vjeç, ka humbur jetën sot në punë e sipër, i goditur nga një makineri.
“Mëngjesin e sotëm, në ish-Kombinatin Metalurgjik, – njoftoi Policia, – gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



