E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan-Peqin/ Makina përplaset me autobusin
Lajme

Elbasan-Peqin/ Makina përplaset me autobusin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në aksin Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas.

Aksidenti

Raportohet se një automjet është përplasur me një autobus, ndërsa ka të lënduar.

Makina është dëmtuar pjesërisht nga përplasja, kurse autobusi ka dalë jashtë rruge.

Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca për të transportuar personat e lënduar në spital. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.