E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan/ Merr flakë fusha e mbetjeve të Inceneratorit, tymi dhe era e keqe pushtojnë zonën!
Lajme

Elbasan/ Merr flakë fusha e mbetjeve të Inceneratorit, tymi dhe era e keqe pushtojnë zonën!

 

Shiko viddeon🎥
Zjarrfikësit në aksion për shuarjen 

Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur në një pjesë të madhe të saj, që duket se janë vënë në mënyrë të qëllimshme.

Shtëllunga gjigante e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.

Vatra e zjarrit e shkaktuar në fushën e grumbullimit të plehrave pranë incineratorit të Elbasanit është mjaft aktive prej disa orësh.

Dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.

Në incineratorin e Elbasanit prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk kryhet, ndërsa fusha e plehrave është e tejmbushur.

Gjatë dy viteve të fundit, landfilli i Elbasanit është përfshirë nga flakët disa herë. Për shuarjen e tyre është dashur ndërhyrja e qindra forcave të shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.