Elbasan, plagosen tre persona pas të shtënave me armë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite Elbasanin, ku raportohet se nga të shtënat me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ne afersi te Pallatit te Sportit, ndërsa sipas informacioneve paraprake shkak dyshohet se eshte bere nje konflik i çastit në nje lokal.
Te plagosur kane mbetur Fezi Ago, Elton Cërriku, Mihal Kocashi.
Forca te shumta policia kane mberritur ne vendngjarje ndersa jane ngritur pika kontrolli per te bere te mundur ndalimin e autoreve.
Deri më tani mësohet se konflikti ka qenë për motive të dobëta, ndërsa priten të zbardhen edhe më tej rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



