E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan/Plagosi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari!
Lajme

Elbasan/Plagosi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari!

Një 53-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në rrugën “Tomorr Sinani”, ku 53-vjeçari me iniciale A.B., ka goditur me thikë ish-gruan e tij, 48 vjeçe.

Pas plagosjes 48-vjeçarja është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, blutë kanë gjetur të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës më të cilin 53-vjeçaqri kreu plagosjen, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në Polici autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.