Elbasan, vritet në mes të qytetit avokati i Shullazit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, pas një atentati me armë zjarri, ku viktimë mbeti një person.
Nga informacionet e para bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ravik Gurra, i cili ishte avokati i Emiliano Shullazit, si dhe mik me familjen Çapja.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, ndërsa autori nuk është identifikuar ende.
Policia ka blinduar qytetin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



