E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan,gjendet i vdekur një person në lagjen ‘5 Maji’
Lajme

Elbasan,gjendet i vdekur një person në lagjen ‘5 Maji’

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Mësohet se viktima është gjetur në lagjen “5 Maji” të qytetit. Identiteti i tij dhe shkaku i vdekjes nuk dihen ende, ndërsa Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë dhe është lënë i pajetë në vendngjarje, ose mund të jetë qëlluar me sende të forta. Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit për rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.