E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan/Sqarimi i policisë  për vrajsen e 37-vjeçarit
Lajme

Elbasan/Sqarimi i policisë për vrajsen e 37-vjeçarit

Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike që i mori jetën 37-vjeçarit Ardi Boduri teksa kishte dalë me shokët për gjah.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorine e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Preni Zavalina., 27 vjeç, banues në Shals Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 23.00, në fshatin Shelcan në një zonë të pyllëzuar është vrarë me armë gjahu shtetasi Ardi Boduri 37 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan dhe ata të Komisariatit të Policisë rezultoi se viktima së bashku me autorin dhe tre persona të tjerë kishin lidhje fisnore dhe krushqie me njëri-tjetrin.

Me një mjet tip ‘Fuoristradë’ me targa AA721EF kanë dalë për gjueti dhe në momentin që ka gjuajtur gjahun, autori duke qenë në errësirë dhe nën efektin e alkoolit ka qëlluar viktimën nga mbrapa në kokë.

Viktima ka qenë specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, dhe mjeti ‘Fuoristradë’ është në pronësi të kësaj agjencie. Viktima ka patur autorizim dhe ka shkuar për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar dy armë gjahu dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan janë shoqëruar dhe tre persona të tjerë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.