Elektorati ”gri”, partitë e reja dhe ujqërit e vjetër!
Për të hapur apo për të mbajtur një parti të re politike, duhen shumë para. Të gjithë e dinë këtë dhe për të nisur aktivitetin vrullshëm duhet një burim parash të cilin je I detyruar ta sigurish përpara se të nisësh “punën” në mënyrë që të futesh në treg në mënyrë serioze dhe most ë të bëjnë barcoletë. Të marrësh para nga jashtë nga një apo më shumë ambasada je agjent i shitur. Edhe po more do t’i kthesh dhjetëfish tek ata qeë t’i kanë dhënë sepse shtetet nuk janë organizata bamiresie dhe duhet t’ia vjedhësh popullit tënd më pas që t’ua kthesh atyre. Të marrësh para nga shqiptarët nuk bëhet sepse ata nuk vijnë ne parti për të dhënë por për të marrë. Të marresh para nga partite e mëdha dhe të bësh si i pavarur populli të kap në ajër. Populli mund të jetë i varfër po disa muhabete i kap në ajër. Te besh gam gam ne fejsbuk nuk ta fishkellen njeri. Te shesës drogë je millaxhi. Të trafikosh hashash je barist. Të vjedhesh shqiptaret me qëllimin që t’u bësh atyre mirë duhet më parë te vish ne pushtet. Të shkosh tek opozita ata po zihen kush te zere vend afer Lulit me shpresen se sado larg qe të jetë nje dite do t’u vije radha te vijne ne pushtet.
Te besh parti me vete te tallin, te perqeshin, te injorojne, te degjenerojne. Te thyesh banka nuk funksionon. Duhet patjetër të kesh lidhje me Shtetin dhe me Qeverinë qe vjedhja e bankave të rezultojë me sukses dhe të ikësh në drejtim të paditur. Po nuk i pate karhët e mbuluara dhe po nuk pate informacion të saktë as bankën nuk e grabit dot. Lërini ç’thonë në lajme. Punë që nuk bëhet. Po i kalove 300 lajket ne fb duke kritikuar Qeverine te bejne minjte report te mbyllin fb. Te sulmosh Opoziten që deri tani nuk ka asnjë moral të ri në përfaqësim, thone i shërben Ramës. T’i biesh Rames vazhdimisht ai te sulmon dhe te thyen ne mes, sepse kontrollon gjithçka. Ka një ushtri me media, tv, portale, gazetare, mafioze e oligarke, perveç Gjykates e Prokurorise. Një popull qe kalon treçerekun e jetes duke pare telenovela, si mund te ngrihet?! A e dini sa seanca “pub-i” dhe “party” duhet te besh per te bere bashke 150 te rinj të forumit rinor të një partie?! A e dini sa kushton nje autobus me militante per t’i sjelle nga rrethet ne Tirane?! A e dini sa ben nje flamur dhe nje banderole?! A e dini sa tollona nafte duhen per te sjelle njerezit ne proteste?! A e dini sa pica, hamburgera dhe qofte duhen per te organizuar nje proteste?! A e dini sa revolte ka ne qarkullim por nuk ka ku të shkojë sepse nuk beson më tek askush?!
A e dini se njerezit nuk i besojne më sot as hijes së vet?! A e dini se ne emisionet televizive dilet vetem me porosi?! A e dini se kryeredaktoret (që kontrollojnë linjat editorial të mediave) e të emisioneve te medha televizive, jane tregetaret dhe oligarket me te medhenj të Shqipërisë?! A e dini se ata jane mjeshtra per ta fikur popullin sapo te ndizet?! A e dini se jane te gjithe në një tave?! A e dini qe thone per te gjithe ju se jeni debile idiote?! A e dini se të gjithë ju që mendoni pak në qetësi larg militantizmave të verbëra ju quajnë elektorati grid he që duan t’iu gllabërojnë?! A e dini përse ju quajnë gri?! Sepse gri-ja ka ngjyrën e mjegullës dhe ujqërit e duan gri-në. Ata ushqehen me gri-në. Ata ujisin etjen e tyre me gri-në. A nuk i kuptoni mimikat e tyre tallese kur bejne sikur nxehen dhe bejne sikur nervozojne?! Njerezit po vlojne e po ziejnë por nuk kane nje grusht njerezish që t’u prijne e t’u besojne. Po u gjenden keta njerez Qeveria me gjithe Opoziten janë të detyruara që të dorëzohen dhe kjo është e vetmja mënyrë për ta çmontuar diktaturën bipolare, nëse është vërtetë kjo ajo që populli e do. Polarizimi e komplikon lojën dhe godet monopolin, ndaj ata kordinohen bashkë që të mos ketë forca të tjera reale që t’i konkurojnë. Ata jane zyrtarisht te rene dhe fundin e kane tek pleherat e historise, nëse kjo pjesa “gri” që nuk i përket askutj, arrin t’i shpëtojë skemave të pushtetit për t’i futur me parti sezonale, tek koshi i tij!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




