”Eleminimi” i dy policëve në Vlorë?! Mjeti pa targa me xhama të zinj, autorët menduan se po i bënin atentat
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja që tronditi dje në mbrëmje qytetin e Vlorës. Ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj u qëllua me armë zjarri teksa gjendeshin brenda automjetit të tyre.
Një nga pistat që po hetohet është ajo e ngatërrimit të shënjestrës. Breshani dhe Mehmetaj po udhëtonin në një mjet pa targa, me xhama të zinj dhe kjo ka bërë që autorët të dyshonin se mund t’u bëhej atentat dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre.
Efektivët deklaruan në dëshminë e tyre se ngjarja ndodhi pasi ishin kthyer nga palestra. Kishin hipur në automjetin e tyre dhe ishin qëlluar nga pas nga një makinë tip “Wolkswagen” pasi e kishin parakaluar. Në atë moment, autorët kanë hapur zjarr drejt mjetit të efektivëve.
Shkak që nuk përjashtohet për të shtënat është edhe konflikti për një parakalim të gabuar nga ana e efektivëve
Deri më tani janë marrë në pyetje 10 persona në lidhje me ngjarjen teksa bëhet me dije se autorët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



