Eleminohet lehtësisht Tirana nga Jang Bojsi
Tirana ka zhgënjyer totalisht! Bardheblutë e Emanuel Egbo, janë mposhtur ne “Play-Off”-in e Ligës së Europës nga Jang Bojsi me rezultatin 3-0. Dominim i pastër i kampionëve të Zvicrës, të cilët nuk i kanë dhënë asnjë shans ekipit shqiptar, që ka qenë thuajse inekzistent në fushën e lojës.

Diferencat në fushën e lojës ishin të mëdha, teksa rastet e rrezikshme të bardhezinjve ishin me pikatoren. Golin e parë Jang Bojs e realizoi në minutën e 42-të, ndërkohë që Nsame, shënoi më pas dopietë në minutat 52 dhe 64. Vlen të theksohet fakti se Tirana mbeti me 10 lojtarë në minutën e 66, ku Torasa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë!
FT: JANG BOJS – TIRANA 3-0
Fasnacht 42′ , Nsame 52′ , 64′
KOMENTI LIVE:
Përfundon takimi.
90′ Akordohen 3 minuta shtesë!
87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e zë Halili.
86′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë!
85′ Zëvendësim te Tirana, largohet Muçi, vendin e tij e zë Hoxhallari.
80’ Jang Bojs nuk kënaqet me epërsinë e 3 golave. Kërkon të shënojë edhe të katërtin duke ushtruar presion në portën bardheblu.
71′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kobina, vendin e tij e zë debutuesi Sasraku.
66′ Tirana me 10 lojtarë, Torasa ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë!
64’ GOL JANG BOJS 3-0/ Tronditet për herë të tretë porta e Tiranës. Ishte përsëri sulmuesi Nsame që ndëshkon bardheblutë, të cilët protestojnë për pozicion jashtë loje, por për gjyqtarit gjithçka është e rregullt!
63’ Tirana provon të reagojë me Torasën, i cili provon të shërbejë për Muçin, por harkimi i tij ishte i gabuar.
60’ Pavarësisht epërsisë së 2 golave, Jang Bojs, vazhdon të dominojë në fushë, duke ushtruar presion në portën e Tiranës, e cila duket e pafuqishme dhe gabon edhe pasat e thjeshta.
52′ GOL JANG BOJS 2-0/ Shuhen shpresat e bardhebluve. Vendasit realizojnë edhe golin e dytë me sulmuesin Nsame. I cili me portën e boshatisur nuk fali duke e shtyrë topin në rrjetë.
49’ Hefti harkon përsëri nga e djathta, Bekaj del dhe kontrollon topin.
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!
Mbyllet pjesa e parë!
42′ GOL JANG BOJS 1-0/ Zhbllokohet sfida! Vendasit gjejnë golin e avantazhit me numrin 16 Fasnacht! Pas një harkimi nga e majta, i vetëm brenda zonës, mesfushori i Jang Bojs, nuk ka falur duke e dërguar topin në rrjetë.
39′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.
31′ Provon Seierro me një goditje të rrezikshme nga distanca, topi shkon mbi kuadratin e Bekajt.
29′ Kobina shërben bukur për Muçin, e ul sulmuesi i Tiranës, por i shkëputet shumë nga kontrolli në momentin e uljes.
25′ Shtatë goditje nga këndi të fituara nga skuadra vendase që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Tiranës.
20′ Për fatin e mirë të Tiranës, tentativat e shumta të Jang Bojs, kanë shkuar jashtë kuadratit, duke e mbajtur të paprekur në këto minuta portën e Bekajt. I shqetësuar trajneri Egbo!
18′ Goditje dënimi për Jang Bojs, në limitet e zonës. Batha ndëshkohet me karton të verdhë, për protestë.
15′ Më kërkuese skuadra e Jang Bojs në këto minuta që rrezikon me 2 goditje nga këndi. Portieri Bekaj, për pak sa nuk e katranos me daljen e tij.
10′ Kundërpërgjigjet Tirana me Kale, i cili provon 2 herë, por ndalet nga portieri i Jang Bojs.
8′ Minuta ankthi për Tiranën, Ngamaleu shpërdoron një rast të artë shënimi i vetëm përballë Bekajt. Me fat skuadra shqiptare.
3′ Rrëmujë në zonën bardheblu, shpëton për mrekulli Tirana.
2′ Rrezikshëm Jang Bojs me Sierro, që provon të gjuajë drejt portës, por topi devijohet në këndore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



