Eleni bën gjestin human për Greqinë, pas koncertit në Tiranë
Eleni Foureira elektrizoi me zërin e saj në skenën shqiptare, duke argëtuar mjaft bashkëkombës me muzikën që ajo bën.
E reja ishte e ftuar në një koncert në Tiranë, por nuk harroi të përmendte edhe tragjedinë e ndodhur në Greqi si pasojë e zjarreve.
Eleni ka falenderuar Veliajn për ndihmën që ka ofruar për tragjedinë e ndodhur dhe mësohet se të ardhurat nga koncerti në Tiranë do të shkojnë për viktimat në Greqi.
Nga ana tjetër, Veliaj i dhuroi Elenit “Çelësin e qytetit”, në formë falenderimi për ardhjen në Tiranë dhe atmosferën që i fali publikut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



