E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eleonora,shkoi në Itali për të bashkuar familjen dhe jetuar të lumtur por gjeti vdekjen
Lajme

Eleonora,shkoi në Itali për të bashkuar familjen dhe jetuar të lumtur por gjeti vdekjen

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja shqiptare që u vra në shtëpinë e saj në San Felice a Cancello, Itali nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci.

Por ditët e fundit bashkëshorti i saj nuk ndihej mirë dhe mëngjesin e 9 tetorit Lulzimi i shtrëngoi duart në qafë dhe nuk e la të lirë derisa gruaja vdiq. Në të njëjtën dhomë ishin fëmijët, 4 dhe 6 vjeç. Më pas Lulzimi u largua. Ai shkoi në shtëpinë e vëllait dhe i tha diçka kunatës së tij, e cila duke e parë atë të tronditur, dyshoi.

Kështu gruaja thirri Eleonorën, por njëri nga djemtë e saj u përgjigj. Në një video-telefonatë ai i tregoi nuses së xhaxhait trupin e nënës së tij. Gruaja thirri policinë. Lulzimi ishte disa hapa larg shtëpisë dhe pranoi menjëherë se kishte vrarë gruan e tij. Eleonora kishte vdekur në shtrat dhe fëmijët e saj të vegjël ishin pranë saj.

Lulzimi u arrestua. Marrja në pyetje zgjati disa orë sepse ai nuk e kuptonte mirë italishten duhej një përkthyes dhe mbi të gjitha sepse ishte në gjendje shoku dhe nuk mbante mend pothuajse asgjë. Në veçanti, ai nuk ishte në gjendje t’u jepte ndonjë motiv hetuesve. Fillimisht u fol për një mosmarrëveshje, hipotezë që më pas u hodh poshtë si për shkak se Lulzimi nuk e përmendi, ashtu edhe për shkak se fqinjët nuk raportuan asnjë ulërimë apo zhurmë tjetër që mund të sugjeronte diçka të ngjashme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.