Elgit Doda: I mahnitur nga piktura e jetës…
Të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri në vende publike apo të pozosh në këtë lloj forme, konsiderohet ende tabu në shumë vende. Edhe në Shqipëri ka ende shumë persona që nuk e pranojnë këtë gjë, pavarësisht se është një nga proceset më të bukura gjatë rritjes së një fëmije.
“Zoti është një grua”, ka shkruar Klea përkrah fotos, që i ka lënë të gjithë pa fjalë. Kësaj fotoje kaq të bukur nuk i ka rezistuar dot as Elgiti, i cili e ka ripostuar foton e Kleas në “InstaStory”.
Ndërkohë, vëmendjen na e mori komenti i kompozitorit për dy personat më të rëndësishëm të jetës së tij. “Piktura e jetës time”, ka shkruar Elgiti, duke na prekur edhe ne zemrat.
Krid erdhi në jetë të qershor të vitit të shkuar, duke bekuar kështu jetën e mami Kleas dhe babi Elgitit. Gjatë këtyre 7 muajve të jetës së Kridit, Klea ka ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga rritja të tij.
Para disa ditësh, ajo tregoi se ai ka nisur të hedhë hapat e parë dhe kjo gjë e emocionoi jo pak. Gjithashtu, moderatorja ka zbuluar për fansat se fjala e parë e Krid ka qenë “BA” dhe ky moment ia ka bërë zemrën mal Elgitit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco












