E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Elita ruse kërkon të rrëzojë Putinin”- Inteligjenca ukrainase zbulon skenarin: Ja mënyrat si mund të largohet nga pushteti
Lajme

“Elita ruse kërkon të rrëzojë Putinin”- Inteligjenca ukrainase zbulon skenarin: Ja mënyrat si mund të largohet nga pushteti

Inteligjenca ukrainase ka bërë të ditur sot një skenar të mundshëm të rrëzimit të kreut të Kremlinit, Vladimir Putin nga elita e tij ruse.

Sipas Shërbimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, një grup personalitetesh të fuqishme ruse nga biznesi dhe elita politike e vendit tashmë ka filluar të zhvillohet në Rusi, i cili synon të largojë Putinin “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe të rivendosë ekonominë dhe lidhjet me Perëndimin, të cilat u shkatërruan nga sanksionet e vendosura nga pushtimi i Ukrainës.

Sipas Shërbimit të Ukrainës, sa i përket mënyrave sesi mund të “rrëzohet” Putini nga pushteti, nuk mund të përjashtohet një “aksident”, “sëmundje e papritur”, apo “helmim”.

Në të njëjtën kohë, Shërbimi Informativ i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi se “Rusët po dërgojnë një grup të ri terroristësh mercenarë, me qëllim eliminimin e udhëheqjes së vendit”.

Raporti thoshte se një grup i krijuar nga miku i ngushtë i Putinit dhe pronari i grupit të zgjedhur të Wagner-it, Yevgeny Prigogine, kishte filluar të mbërrinte në Ukrainë për të “ekzekutuar” Zelenskyn, kreun e administratës presidenciale, Andrei Germak dhe kryeministrin Dennis Smihal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.