E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elon Musk :  Bëj të fala  Sorosit nga ana ime
Lajme

Elon Musk : Bëj të fala Sorosit nga ana ime

Elon Musk u tall me disa protestues gjatë një takimi që ai zhvilloi në shtetin Uiskonsin në SHBA.

Në këtë shtet pritet të zhvillohet një garë e rëndësishme për Gjykatën Supreme.

Ndërsa po diskutonte për kërcënimet me vdekje që ai ka marrë që kur u bë kreu i agjencisë DOGE dhe për dy tentativat për vrasjen e Donald Trump, Musk u ndërpre nga një protestues.

Në një video virale në X, Musk tha: “Ishte e pashmangshme që të paktën disa operativë të Sorosit të ishin në audiencë. Përshëndeteni Sorosin nga ana ime”.

Elon Musk u dha dy votuesve në Uiskonsin nga 1 milionë dollarë secilit pasi kishin nënshkruar online një peticion kundër gjyqtarëve ‘aktivistë’.

Ai po ofron 100 dollarë për këdo tjetër që ka nënshkruar peticionin.

Qëllimi është që të shmanget fitorja e gjyqtarëve të majtë.

Një praktikë të tillë, të dhurimit të 1 milion dollarëve për votues të përzgjedhur me lotari, Musk e përdori edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.