E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elon Musk ‘përplaset’ me  Sorosin: Drita e diellit, dezinfektanti më i mirë
Lajme

Elon Musk ‘përplaset’ me Sorosin: Drita e diellit, dezinfektanti më i mirë

Vazhdon përplasja mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk dhe miliarderit kontrovers, George Soros. Grupet që financohen nga Soros kërkuan para pak ditësh që të bllokojnë shitjen e kompanisë Twitter te miliarderi Musk.

Pasi dështuan me këtë kërkesë, tani këto grupe kanë iniciuar një peticion, që u kërkon markave më të mëdha në SHBA që të bëjnë kujdes kur të bëjnë marrëveshje reklamimi me Tëitter. Letra e grupeve të financuara nga Soros iu drejtohet kompanive të tilla si Coca-Cola, Disney, Kraft, Apple, HBO, etj.

Por një gjë e tillë ka sjellë reagimin e Musk.

“Kush i financon këto organizata që duan të kufizojnë eksesin tuaj te informacioni. Le të investigojmë…” shkruan Musk.

“Drita e diellit është dezinfektanti më i mirë,” shton Musk, duke theksuar se transparenca dhe hapja, në vend të censurës, janë gjithmonë më të mira.

Musk shënjestroi më pas vetë miliarderin Soros. Ai i kërkoi që t’i dërgonte mesazh privatisht për të folur. “Do e telefonoj dhe do flas,” tha Musk.

Blerja e Twitter nga Musk ka trazuar keq të majtën jo vetëm në SHBA.

“E majta ekstreme urren këdo, përfshirë edhe veten e tyre,” tha Musk si reagim ndaj tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.