E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elseid Hysaj për ‘finalen’ me Bjellorusinë, mbrojtësi rezulton pozitiv me Covid-19
Publik News

Elseid Hysaj për ‘finalen’ me Bjellorusinë, mbrojtësi rezulton pozitiv me Covid-19

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes “finale” të grupit përballë Bjellorusisë.

Vetëm pak orë përpara këtij dueli, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ish kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj është infektuar me Covid-19 dhe për këtë do të mungojë në sfidën e nesërme.

Në këtë mënyrë ndryshojnë planet për trajnerin, Edi Reja, i cili duhet të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e Elseid Hysaj në këtë 90 minutësh.

“Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë. Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.