E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eltoni i shpreh live dashurinë deputetit Gjuzi: Je  mashkulli i ëndrrave të mia… të puth
Publik News

Eltoni i shpreh live dashurinë deputetit Gjuzi: Je mashkulli i ëndrrave të mia… të puth

Biznesmeni Elton Ilirjani dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i kanë habitur të gjithë mbrëmë me deklaratat e tyre live në studion e e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit.

Tema e mbrëmshme ishte zgjedhur “Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”, ndërsa biznesmeni Ilirjani duket se doli nga linja, ndërsa deputeti nuk po përbahej me deklaratat e tij.

I gjithë diskutimi me Gjuzin nisi pasi biznesmeni kontravers Ilirjani, vendosi buzëkuq ngjyrë rozë.

Replikat:

Ilirjani: Po e vendos ngjyrë rozë. Kujtim je mashkulli i ëndrrave të mia.

Gjuzi: Je në muajin rozë, po pampersin e ke marrë. Kujtimi është prejardhje pellazge.

Ilirjani: Ngjyrën nuk e kam për parti.

Gjuzi: Hajde bëj partinë e prapakolpave në Tiranë ta shohësh sa vota ke. Respektin e ke, ta ka bërë ligjin Baca.

Ilirjani: Kujtim të puth fort tironsi im i dashur.

Gjuzi: Nuk ka shans të më puthësh ti mua. Unë pranoj puthje nga çdo princeshë shqiptare, jo nga ty.

Ilirjani: Kujtim ta ndërroj mendjen, kujdes, të puth. Unë i dua njerëzit e vështirë, i dashuroj.

Gjuzi: Nga ana njerëzore unë e pranoj dashurinë tënde, ti je zemër. Mendjen e ke së prapthi, e ke në prapakolp. Nuk të funksionon mirë qendra e inteligjencës.

Ilirjani: Unë jam gjithë kjo pjeshkë, si mos të më dojë, edhe pjeshkë me lekë. Të puth zemër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.