E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvana Gjata do të  ndaohet në pikat kufitare për ta ndaluar Elvana Gjatën
Lajme

Elvana Gjata do të ndaohet në pikat kufitare për ta ndaluar Elvana Gjatën

Në përfundim të afatit 30 ditor për t’u paraqitur në Polici për të dhënë dëshminë e saj për vrasjen në Bllok, policia ka dërguar njoftim në të gjitha pikat kufitare për ta ndaluar Elvana Gjatën.

Krimi ndodhi më 4 tetor të këtij viti. Njoftimi për Gjatën është dërguar në të gjitha pikat kufitare dhe nëse këngëtarja paraqitet aty, ajo do të shoqërohet për t’u marrë në pyetje.

Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor, ndërsa Prokuroria urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, ngjarje në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes.

Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Kujtojmë se Mata aktualisht është në kërkim policor, bashkë me Meviol Bilon, kushëri i këngëtares. Meviol Bilon akuzohet se qëlloi ndaj viktimës duke e lënë të vdekur.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.