Elvana Gjata hoqi këto foto nga Instagrami i saj dhe arsyeja nuk dihet ende
Që prej ngjarjes së bujshme në ish-Bllok ku u përfshi partneri i saj Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare ka qëndruar totalisht në heshtje në daljet e saj publike apo në postimet e ndryshme në rrjetet sociale.
Por, vetëm pak kohë më parë ishte kolegu dhe miku i saj i ngushtë Ermal Mamaqi që postoi një foto në Instagram ku shfaqej ai dhe stilisti Valdrin Sahiti, ndërkohë që autorja e fotos pretendohej të ishte Elvana Gjata, kjo foto u fshi vetëm pak ditë më pas. Kjo u cilësua si lëvizja e parë e këngëtares pas ngjarjes në ish-Bllok dhe u komentua jo pak.
Ndërkohë, që pritet këtë muaj të dalë në të gjitha kinematë në kryeqytet filmi “Dy gisht mjaltë” në të cilin interpretojnë Ermal Mamaqi, Elvana Gjata dhe një kastë aktorësh të tjerë të njohur, këngëtarja ka bërë lëvizjen e saj të fundit në profilin personal në Instagram.
Sipas INTV, Elvana ka fshirë dy fotot e fundit të postuara në Instagram, pikërisht ato foto ku kishte mbyllur mundësinë e komenteve.

Ende nuk dihet arsyeja se pse këngëtarja e ka ndërmarrë këtë veprim, por diçka është e sigurt: rikthimi i saj në skenë përpara miliona admiruesve të saj është mëse i pritshëm. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Elvana do të shfaqet në ditën e promovimit të filmit përpara medias dhe bashkëpunëtorëve të saj në filmin “Dy gisht mjaltë”! Le të presim…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



