E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvana Gjata në kërkim, motra e saj kthehet  urgjent në Shqipëri
Publik News

Elvana Gjata në kërkim, motra e saj kthehet urgjent në Shqipëri

Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia dhe pritet të dëshmojë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 4 tetor në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, ku një person ngeli i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Këngëtarja është larguar nga vendi dhe prej ditësh thuhet se ndodhet në Gjermani, ku jeton e motra, Migena Gjata.

Mirëpo, teksa policia është vënë në kërkim të Elvanës, këto ditë e motra pritet të vijë në Shqipëri.

Ajo vendosur të rikthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme.

Migena është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të zhvillojë një koncert në Pallatin e Kongreseve.

Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një vitit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.