E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvana Gjata nën Hetim: Nga Skena e Showbizit subjekt  i hetimit nga SPAK
Lajme

Elvana Gjata nën Hetim: Nga Skena e Showbizit subjekt i hetimit nga SPAK

 

Elvana Gjata, emër i njohur në Showbiz, bie në fokus të lajmeve për shkak të hetimeve të reja nga SPAK. Pas një pauze prej pesë vitesh në kronikën e zeze, këngëtarja u bë subjekt i titujve të shtypit me njoftimin: “SPAK fillon hetimet për Elvana Gjatën”. Kjo pas nxjerrjes në publik të përgjimeve të telefonave të kriptuara SKY, ku i dashuri i saj, Elvis Mata, bënte deklarata për transferime financiare të konsiderueshme nga llogaria e Elvanës.

Shefi i SPAK, Altin Dumani, në një letër zyrtare, shpalli 36-vjeçaren, bijën e Fatmirit dhe Donikës, person nën hetim. I dashuri i saj   akuzohet për drejtimin e një rrjeti të madh trafiku ndërkombëtar të narkotikëve, kthyer kështu në fokus të hetimeve të autoriteteve ligjzbatuese.

Ngjarja e dhunshme në tetorin e 2018 ka rikujtuar emrin e “të fejuarit” të Elvana Gjatës, duke sjellë ndër shenjat e publikuara edhe një letër tejet diskrete dhe emocionale në emisionin e Ermal Mamaqit, ku këngëtarja shprehte mirënjohjen ndaj Zotit për mbrojtjen dhe kujdesin e treguar.

Pas ndarjes nga Flori Mumajesi në 2016, Elvana Gjata ka ndryshuar jetën e saj duke hapur portat për një karrierë ndërkombëtare. Postimet luksoze në rrjetet sociale, rezervimi i suite-s në hotelin “Shangri-La Hotel” të Parisit dhe festat madhështore për 31-vjetorin e saj tregojnë për një jetë të pasur dhe të ngarkuar me ngjarje.

Ndërkaq, lidhja e saj me Elvis Matën, i cili kishte hapur biznesin e fustaneve “Altar”, dhe dhurimet e vazhdueshme, përfshirë unazën e fejesës me diamante, e bënë atë një figurë të shquar në arenën shoqërore shqiptare.

Pjesëmarrja aktive në ngjarje të ndryshme publike dhe mbështetja e hapur për kryebashkiakun e Tiranës përcaktojnë imazhin e një figure publike tërheqëse dhe të ndikueshme. Madje Rama i bëri dhe një intervisté ne Podkastin e tij duke i berë publicitet të fuqishëm.  Edhe bashkëshortja e kryeministrit  ka një miqësi të ngushtë  me prindërit e këngëtares.

Megjithatë, lajmi për hetimet nga SPAK merr një kthesë të re  historina  e Elvana Gjatës, e cila duhet të përballet me sfidën e ruajtjes së imazhit të saj. Ndërkohë që opinioni publik përballet me këtë lajm, pritet të shihet se si do të ndikojë ky zhvillim në karrierën dhe perceptimin e Elvana Gjatës në të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.