E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvana  largohet nga Shqipëria, gazetarja rrëfen detajet
Lajme

Elvana largohet nga Shqipëria, gazetarja rrëfen detajet

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptarë, Elvana Gjata, është duke kaluar një situatë shumë të vështirë dhe delikate, pasi u përfol si “molla e sherrit” që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut.

Nga ky sherr mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa një nga personat e shpallur në kërkim për këtë atentat, është pikërisht Ervin Mata, i fejuari i këngëtares.Ndërkohë në një intervistë në “Kjo Javë” në News 24, Klodiana Lala u shpreh se Elvana Gjata pak orë pas ngjarjes është larguar nga Shqipëria, duke përdorur aeroportin e Rinasit.

 

 

“Nuk më rezulton të jetë larguar nga persona shumë të afërt të saj, por ka përdorur aeroportin e Rinasit me destinacion një vend të BE”, është shprehur gazetarja.

Nga ana tjetër, Klodiana Lala është shprehur se partneri i këngëtares, nuk ka asnjë precedent penal të mëparshëm, ndërsa njihet si një ndër biznesmenët e fortë të vendit, më pasuri dhe prona të trashëguar nga familjarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.