Ema Andrea zbulon se zv.ministrja e Kulturës, nuk ka qenë kurrë në teatër…
Aktorja Ema Andrea, e ftuar në emisionin “360 gradë”, të Artur Zhejit, ka pyetur zëvendësministren e Kulturës, Valbona Shkujaku, nëse ajo ka qenë ndonjëherë në teatër. Përgjigja e zëvendësministres, ka qenë vërtetë befasuese. Ajo ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në Teatrin Kombëtar në Shqipërië. Andrea ka këmbëngulur, duke e pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në teatrin e Prishtinës, pyetje të cilës zëvendësministrja i është përgjigjur “po”. Pra Shqipëria ka një zëvendësministre Kulture, që nuk ka shkelur kurrë në jetën e saj, në Teatrin Kombëtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



