E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emaili për  Konfliktet Financiare: Xhimi Begeja shkruan email për  Ortakët e ‘Homeplan’.
Lajme

Emaili për Konfliktet Financiare: Xhimi Begeja shkruan email për Ortakët e ‘Homeplan’.

Xhimi Begeja, një prej aksionarëve të kompanisë *Homeplan sh.p.k.*, së bashku me Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, është përballur me akuza për pastrim parash në të njëjtën çështje me ortakët e tij dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Kompania *Homeplan* është e njohur për ndërtimin e kompleksit të pallateve në zonën ku dikur ndodhej ish-kompleksi sportiv *Partizani*. Sipas hetimeve të SPAK-ut, ish-kryeministri Berisha ka favorizuar privatizimin e këtij kompleksi për llogari të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

SPAK ka bërë me dije se Xhimi Begeja ka shfaqur vazhdimisht pakënaqësi lidhur me të ardhurat që i takonin nga ky biznes i përbashkët. Në procesin e hetimit, prokuroria ka identifikuar disa email-e nga ekspertiza telefonike e Andia Pustinës, ku Begeja shprehte shqetësimet e tij financiare. Në një nga këto email-e, dërguar më 10 korrik 2021, ora 20:39, Begeja shkruante:

**Emaili**

**Subjekti:** “Vendim miratim bilanci 2020”

“Përshëndetje të gjithëve,

Dy fjalë për secilin nga ne, veçanërisht për Studion Pustina. Për respekt të bashkëpunimit tonë shumëvjeçar, nuk duhet të më kishin anashkaluar pa më njoftuar për situatën financiare të veprimtarisë së *Homeplan*. Kam kërkuar vazhdimisht informacion rreth fitimeve dhe borxheve, por për vite nuk më është dhënë informacioni i plotë mbi administrimin e financave. Nuk është etike që 96% e investimit tim të përdoret pa dijeninë time për projekte të tjera, ndërsa mua më jepen këste si për “lëpirje kockash”. Studio Pustina duhet të kishte treguar korrektësi, por jo deri në pikën që unë të trajtohem si një pjesë e vogël e kësaj ortakerie. Kemi të gjithë hallet tona, por kërkoj një ballafaqim me ju për të diskutuar këto çështje.”

Xhimi Begeja është marrë i pandehur për pastrim parash, ndërsa Fatmir Bektashi përballet me të njëjtën akuzë. Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv”, në bashkëpunim me Malltezin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.