E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emeli Sande merr “Çelësin e qytetit”
Lajme

Emeli Sande merr “Çelësin e qytetit”

Emeli Sande, britanikja me famë botërore që ndezi Tiranën në Natën e Bardhë sic eshte bere zakon tashme ka marrë dhe “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Veliaj ku i shprehu këtij të fundit edhe përshtypjet e saj për kryeqytetin shqiptar.

Duke vlerësuar vizitën në vendin tonë dhe muzikën e saj, kryebashkiaku tha se Emeli Sande është kthyer në frymëzim për shumë të rinj dhe të reja, për t’ia dalë mbanë e për të ecur përpara.

Këngëtarja britanike Emeli Sande, vlerësoi ftesën për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e “Natës së Bardhë”, në një qytet të bukur si Tirana.

“Është një nder i madh të jem këtu si një performuese në një event të tillë. Vetëm në kaq pak kohë pashë që ishte shumë bukur dhe u ndjeva e mirëseardhur nga mikpritja”, tha ajo.

Me rastin e “Natës së Bardhë”, Emeli Sande, e cila është një nga këngëtaret më të mira të momentit dhe hitet e saj renditen në krye të klasifikimeve botërore, performoi disa prej hiteve të saj më të mira, duke elektrizuar publikun e shumtë të pranishëm në koncertin e zhvilluar mbrëmë në sheshin “Skënderbej”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.