E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emergjencat Civile publikojnë raportin: Ja situata e përmbytjeve deri më tani!
Lajme

Emergjencat Civile publikojnë raportin: Ja situata e përmbytjeve deri më tani!

Emergjencat Civile pranë kryeministrisë kanë publikuar situatën e përmbytjeve në vend deri në orën 22:00 të datës 4 dhjetor.
Sipas Emergjencave Civile, tanimë lumenjtë janë kthyer në rrjedhën e tyre normale dhe situate paraqitet më e qetë.

“Moti në vendin tonë ka ardhur drejt përmirësimit. Prurjet nga Vjosa kanë rënë nën nivelin kritik dhe lumi është kthyer në shtratin e tij. Si rrjedhojë e investimeve në kanalet kulluese dhe mirëfunksionimit të hidrovoreve, uji është tërhequr me shpejtësi nga zonat e përmbytura.

Strukturat shtetërore janë angazhuar pa ndërprerje, me fokus kryesor largimin e ujërave dhe mbetjeve nga banesat, duke mundësuar kthimin e rreth 80% të familjeve të evakuuara në shtëpitë e tyre. Ndërkohë ka vijuar puna për ngritjen e argjinaturës së re në Darëzezë dhe ka përfunduar në kohë rekord prej vetëm 18 orësh kryesisht gjatë natës ndërtimi i urës së prishur.

Akset kryesore janë të hapura, me përjashtim të disa rrugëve rurale, ku po vijon puna për zhbllokimin e tyre. Gjithsesi, reshjet kanë shkaktuar dëme në ura dhe segmente rrugore, të cilat kërkojnë ndërhyrje afatgjatë.

Furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe po punohet për përmirësimin e cilësisë së ujit në ujësjellësit e prekur. Janë marrë masat që mësimi nesër të rifillojë edhe në 13 shkolla të tjera, nga 28 që nuk u hapën sot.

Ka filluar shpërndarja e ndihmave dhe inventarizimi i plotë e transparent i dëmeve për kompensimin e tyre. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka hapur llogari bankare për këdo që dëshiron të kontribuojë në ndihmë të qytetarëve të prekur dhe në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur qendra e pritjes dhe e administrimit të ndihmave.”,-njoftojne Emergjencat Civile.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.