E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emërimi Komincit në krye të AKU-së,  tregon publikisht mungesën e pavarësisë që kishte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të vetingut
Lajme

Emërimi Komincit në krye të AKU-së, tregon publikisht mungesën e pavarësisë që kishte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të vetingut

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në një deklaratë për media u shpreh se mediat kryesore në vend bëjnë me dije se është larguar drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dhe në krye ka ardhur, Olsi Komici, i cili deri më tani ka kryer detyrën e komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, qeveria nuk e sheh të arsyeshme të bëjë transparencë për këtë lëvizje.

“Ky emërim, i një komisioneri të rëndësishëm të vetingut në agjenci qeveritare, dëshmon po ashtu mungesën e pavarësisë së këtij procesi në drejtësi’– u shpreh Muçollari.

Deklarata e plotë:

Prej dy ditësh, mediat kryesore në vend bëjnë me dije se është larguar drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dhe në krye ka ardhur, Olsi Komici, i cili deri më tani ka kryer detyrën e komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pra në një nga organet e reja të drejtësisë që u mor me procesin e vetingut, të heqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kuptohet se qeveria nuk e sheh të arsyeshme të bëjë transparencë për këtë lëvizje.

Nuk ka dyshim se kreu i AKU duhej të mbante përgjegjësi dhe duhej të largohej nga ajo detyrë, për shkak të dështimit sistematik dhe për shkak të pasigurisë ushqimore që ekziston sot në Shqipëri.

Problemi është se qeveria dhe Kryeministri e shohin këtë zyrë, jo si një përgjegjësi të madhe publike, por si një post për të kënaqur interesat e për të shpërblyer fluksin e tyre.

Ky emërim, i një komisioneri të rëndësishëm të vetingut në agjenci qeveritare, dëshmon po ashtu mungesën e pavarësisë së këtij procesi në drejtësi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një institucion që ka detyrim shumë të fortë ndaj publikut dhe qytetarëve që ka të bëjë me cilësinë dhe garancinë e asaj që njerëzit konsumojnë.

Edi Rama që për vete konsumon verë 33 mijë euro shishja, frekuenton qendrat më të shtrenjta të detoksifikimit në Europë, sigurisht nuk e ka problem se çfarë hanë e çfarë pinë qytetarët.

Atij i intereson më shumë të shpërblejë me një post, dikë që i ka shërbyer.

Për Partinë Demokratike, siguria ushqimore është e barabartë me sigurinë kombëtare.

Ne kemi një angazhim për ta garantuar cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve, për të garantuar shëndetin e qytetarëve.

Me ekspertët më të mirë të fushës, me investimin e duhur për të përmirësuar sistemin.

Pasiguria ushqimore do të ndalet me 11 maj, me ndryshimin që do të sjellë vota e shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.