Emërimi suprizë, ikën Anila Trimi, ja kush vjen në krye të SHÇBA-së
Muhamet Rrumbullaku është rikthyer në kupolën e policisë së shtetit nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Burime për CNA, konfirmuan se Rrumbullaku është emëruar drejtor i SHÇBA-së, në vend të Anila Trimit.
Vendimi i firmosur dje nuk është bërë ende publik për mediat.
Rrumbullaku është rikthyer në krye të këtij institucioni pas rikthimit në Policinë e Shtetit të Tonin Vocajt, disa ditë më parë.
Ai ka eksperiencë në Policinë e Shtetit me postin Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike në vitet 2009-2013 dhe ka mbajtur gradën Drejtues i Parë.
Ka mbajtur gjithashtu postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës
Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



