E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit
Flash

Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit

Kush është Elisaveta Treska, rezulton pronare binesesh

Lidhja me familjen Berisha

Dy ditë më parë, më 5 janar, Elisaveta Treska është emëruar në detyrën e drejtoreshës së Sanatoriumit.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), Treska rezulton të jetë pronare e subjektit tregtar “ROYAL HILL”, një resort eventesh i ndodhur në zonën e Vorës.

Nga të njëjtat dokumente rezulton se Shpresa Breçani, mbesa e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur më herët statusin e administratores së këtij subjekti. “Royal Hill” ushtron aktivitet në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe organizimit të eventeve.

Përveç këtij kompleksi në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një tjetër aktiviteti Bar–Restorant–Hotel, këtë herë në zemër të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara dhe më të frekuentuara të Tiranës, zonë që konsiderohet ndër më të shtrenjtat për aktivitetet e shërbimit dhe hotelerisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.