Emërohet drejtori i ri IKMT-së
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është emëruar në krye të IKMT-së, duke zëvendësuar kështu Dallëndyshe Bicin, e cila është emëruar në krye të Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames.
Ismaili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.
Ismaili është diplomuar për Inxhinier elektroteknik për energjetikën në vitet 1987-1992. Ai ka kryer master shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



