Emiriana Sako ‘qeras’ Gjikurinë, me 1.3 miliardë edhe pse 7 firma të tjera ofruan më pak
Emiriana Sako nuk zhgënjen përsëri! Jo për punë të bëra në mënyrë të shkëlqyer, jo. Por për diçka krejt tjetër. Për faktin se si ka dhënë një alamet tenderi prej rreth 1.3 miliardë lekësh tek një nga oligarkët e preferuar të qeverisë, firmën Gjikuria.



Duke shfletuar dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se kanë marrë pjesë në garë plot 8 firma. Nga këto, njëra ka ofruar vlerë zero, ndërsa 6 të tjera kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta sesa Gjikuria.

Mjafton për shembull të krahasojmë shifrën fituese me ofertën më të ulët të dhënë nga të tjerët. Do të shohim se del një diferencë e frikshme prej gati 215 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë gjitha këto para janë humbje e pastër për shtetin.
Megjithatë duket se Emiriana Sako as që e ka prishur terezinë dhe ka shpallur fitues Gjikurinë me ofertën 103,989,213 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Nëse krahasojmë këtë shifër me atë të fondit limit vihet re se vlera e ofruar nga Gjikuria është sa 97.86% e fondit limit duke forcuar shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


