E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emisioni i famshëm “Carpool Karaoke” fshihka një sekret prej vitesh dhe tani që u zbulua, njerëzit u acaruan keq!
Publik News

Emisioni i famshëm “Carpool Karaoke” fshihka një sekret prej vitesh dhe tani që u zbulua, njerëzit u acaruan keq!

Por duket se ky emision i famshëm prej vitesh paska fshehur një sekret dhe njerëzit e kanë zbuluar së fundmi.

Ata kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një video ku tregojnë se në fakt James nuk i jep makinës, por ajo tërhiqet nga dikush tjetër, të cilin kamera sigurohet që të mos e kapë.

Kjo gjë ka ndodhur teksa, James po xhironte emisionin dhe të ftuar kishte Justin Bieber-in.

Menjëherë në rrjet kanë shpërthyer komentet dhe njerëzit shprehen të zhgënjyer nga ky marifet.

“Shikoni se si  James Corden dhe Justin Bieber janë duke filmuar “Carpool Karaoke” dhe kjo është arsyeja pse unë nuk kam  më besim. Ai nuk është as duke e ngarë makinën”, shkruan një komentues.

“Jeta ime paska qenë një gënjeshtër”, shkruan dikush tjetër.

Ndërkohë disa të tjerë i janë vënë në mbrojtje dhe tregojnë se e kanë parë me sytë e tyre James duke i dhënë makinës, por në raste të rralla manovron kështu, për t’i dhënë siguri të ftuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.