EMR/ Dogji “Range Rover” të biznesmenit, arrestohet i riu
Ka rënë në prangat e policisë autori i dyshuar si zjarrvënësi i automjetit tip “Range Rover” të biznesmenit Qirjako Gjini, dy ditë më parë.
Mësohet se autori i dyshuar është një i ri 25-vjeç, i identifikuar si Ylli Kola, lindur në Tepelenë e banues në Sarandë.
I riu rezulton me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ishte paguar për djegien me benzinë të automjetit të biznesmenit.
Njoftimi i policisë:
Policia zbardh ngjarjen e djegies së automjetit dy ditë më parë. Arrestohet nga policia autori i dyshuar.
Specialistët e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hetimeve të kryera në lidhje me djegien e automjetit Range Rover në lagjen nr.4, më datë 02.08.2019, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Y. K., 25 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë.
25 vjeçari nga Tepelena dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin me lëndë djegëse automjetit në pronësi të shtetasit Q.Gj. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



